Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e quajti shpifje vizitën tek Erion Veliaj në burgun e Durrësit.
Kryedemokrati u shpreh se Rama e anuloi vizitën tek kryebashiaku i Tiranës, pas denoncimit të tij publik.
Sali Berisha: Bota e krimit po zien. U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Velisë.
Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit. të mos përzihet dhe të mos kërcënojë sepse do të ketë pasojat më të rënda.
Nuk e çoi dot. E anuloi sigurisht sepse e denoncova unë para medias, sepse e dinte që do të shkonit dhe ju mbrapa atje.
