Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e quajti shpifje vizitën tek Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

Kryedemokrati u shpreh se Rama e anuloi vizitën tek kryebashiaku i Tiranës, pas denoncimit të tij publik.

Sali Berisha: Bota e krimit po zien. U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Velisë.

Dhe unë jam paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit. të mos përzihet dhe të mos kërcënojë sepse do të ketë pasojat më të rënda. Nuk e çoi kot. E anuloi sigurisht sepse e denoncova unë para medias, sepse e dinte që do të shkonin dhe ju mbrapa atje.

LEXONI EDHE “Urdhëroi dërgimin e Erion Velisë në paraburgimin e Durrësit”- Berisha në Kuvend: Nëse i ndodh gjë, do të përgjigjet Edi Rama

 

******

REAGIMI I KRYEMINISTRIT

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi zërat se ishte nisur në Durrës për t’u takuar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua në paraburgim pas masës së arrestit me burg.

Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë tha se nuk i shkon në mendje të bëjë teatër me vizita nëpër burgje, ndërsa thekson se “beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste”.

“Unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme”, shkruan Rama.

Po ashtu, Rama dha lajmin se dje morën letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave “ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane”, tha kryeministri.

Edi Rama: Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane.

Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme.

Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje.

O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës!

Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme.

Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme,.

Po e dini pse?

Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them, si udhëheqësi i forcës më të madhe politike të shqiptarëve që duroj tash sa vite llumin tuaj mbi veten e familjen time, vetëm e vetëm se kam marrë përsipër ta çoj me se s’bën Shqipërinë njëherë e mirë përtej kënetës suaj 100 e kusur vjeçare, duke e ulur si zonjë në tryezën e Familjes së Bashkuar Europiane.

******

Berisha tregon prapaskenat e dërgimit të Veliajt në Durrës

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij, Erion Veliaj u transferua në paraburgimin në Durrës.

Në një prononcim për mediat, ish kryeministri u shpreh se Veliaj u transferua në Durrës me qëllim që ti bëhet presion për të mos folur. Ai thekson se është ndjekur e njëjta formulë si me Lefter Kokën.

“I çon Erion Velisë Pojën për tia mbyllur gojën. E çoi në Durrës dhe atje i dërgon Troplinin. Por unë i them Troplinit që nëse i bën kërcënimin më të vogël do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshme. Këtë e ka bërë edhe me Lefterin, e ka formulë ai. E coi Lefterin në Durrës, e la aty dhe i tha fol po deshe. Të njëjtën gje po i bën edhe Erionit.

Tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do ti dërgojë Pojën që ti mbyllë gojën. Pra funksionin në një kod mafioz të tmerrshëm. Duket se Velica ka bërë garë me gruan e Assadit. Megjithatë që qindra artikuj janë përjshtuar nga Skapi” tha kreu i PD” tha Berisha.

Ai komentoi edhe protesten para SPAK nga mbeshtetes se Erion Veliajt: “Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, por policë dhe rrogëtar të Bashkisë. Unë bëj një konferencë shtypi, kurse ky dërgon policinë bashkiake.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko