Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “shfaqje turpi” djegien e KZAZ në Bushat.
Me një reagim në Twitter, Rama thotë se sulmi mbi KZAZ është shfaqje e egër e “dëshpërimit të të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e diel”.
Më tej, kryeministri thekson se ndëshkimi për këto veprime, do të jetë shembullor.
“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e diel i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Ndëshkimi do jetë shembullor.
As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend!
Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara”, shkruan Rama.