Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një lajmi, ku disa mjekë në Lezhë e kanë quajtur absurd vendimin e qeverisë për t’i shpërblyer 5 mijë lekë të reja dhe jo 1 mijë euro.

Kreu i qeverisë thotë se shpërblimi 1000€ mbi pagën është vetëm për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re