Lidërët pjesmarrës në minishengenin Ballkanik këtë të shtunë në Tiranë në përfundim të takimit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

 

Kryeministri Edi Rama fjalën e tij e ka nisur me një falenderim për të gjithë trupa e kërkim shpëtimit edhe të gjithë individëve dhe grupeve që erdhën nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, për të asistuar Shqipërinë dhe shqiptarët, popullin e prekur në zonën ku goditi fort tërmeti.

 

Sipas shefit të qeverisë një veprim i tillë është shenjtë e një shembulli kuptimplotë dhe dëshirës që ne si anëtarë të rajonit, i ndajmë sëbashku fatet tona në një territor.

 

“U jam shumë mirënjohës të gjithë trupave të kërkim shpëtimit edhe të gjithë individëve dhe grupeve që erdhën nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, për të asistuar Shqipërinë dhe shqiptarët, popullin e prekur në zonën ku goditi fort tërmeti, dhe për të shpëtuar bashkë me të tjerët jetë njerëzish. Është diçka që do të mbetet e mbresuar përgjithmonë në kujtesën tonë, dhe është një shembull kuptimplotë i faktit se ndajmë së bashku fatet tona në një territor, në një hapësirë, ku jemi të gjithë të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë, me paqe, prosperitet për të gjithë fëmijët tanë.  Dua të falenderoj nga zemra përfaqësuesit e BE, departamentin e shtetit, si dhe gjithë përfaqësuesit e organizatave të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Bankën Botërore, bankën evropiane të investimeve, BERZH, që ishin në këtë takim, dhe që e mbështesin këtë proces.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij Rama është shprehur se nuk e kupton qëndrimin refuzues të Kosovës për të qenë e pranishme në këtë tryezë.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se ky minishengen është një mënyrë për të krijuar një urë mes të shkuarës dhe të ardhmes.

“Kjo është një nismë gjithpërfshirëse, është e hapur nuk ka kushte, nuk i imponohet dhe nuk i imponohet nga askush. I kemi ftuar në Tiranë të gjithë. refuzimi i përsëritur i autoriteteve të kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe mendoj se është i dëmshëm dhe për vetë kosovën. ne jemi këtu për të vendosur një urë për të shkuarën që na ndan dhe për një të ardhme të përbashkët. duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit Në BE dhe për të krijuar në hapësirën tonë standartet që i përgjigjen asaj të BE. lëvizja e lire e njerëzve, mallrave, sherbimeve dhe kapitaleve. Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdojë se mendojmë se i kemi të gjithë forcat për ta kthyer në realitetin e njerëzve dhe të sipermarrjeve atë që ka qenë në procese të ndryshme e dakordësuar. Asnjëherë në asnjë rast historia nuk tregon se vetëpërjashtimi dhe vetëizolimi, mbyllja kanë sjellë ndonjë të mirë dhe kanë mbjellë ndonjë peme të dobishme me fruta për gjeneratat e tjera.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re