Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë dorëheqjen e kryebashkiakies së Durrësit Valbona Sako, të cilën e ka zgjedhur vetë dhe ka vijuar të përgojojë dhe sulmojë mediat.

“Ajo që mendoj se është me rëndësi, është që në këto momente të jepni sa më shumë energji pozitive. Mos të merremi me këto histori anësore.

Ju jeni heronj në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë mbledhin në darkë lloj-lloj sharlatanë, pasi njerëzit janë të tmerruar. Një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim.

Janë ekrane ku jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba. Ndaj është misioni juaj që të thoni; nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur apo jo muri, por rëndësi ka që; a janë prekur apo jo kolonat?

Nëse nuk na ndihmoni, mos na e bëni punën të vështirë duke hedhur helm. I luajtët mëndsh njerëzit. Jo ju që jeni këtu në terren, por përmes ekraneve”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko