Skip to content

Rama renditet në vend të dytë, kush ka rrogën më të lartë në Kuvend dhe cilët janë më ‘fukarenjtë’

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion po diskutohet mbi pasurinë e politikanëve shqiptarë.

Duke iu referuar të ardhurave të pagës bruto që zyrtarët e lartë të ekzekutivit dhe legjislativit posedojnë, vendin e parë si më i paguari duket se e mban kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi me 228 730 lekë të vjetra. Pas tij vjen kryeministri Rama me vetëm 730 lekë më pak.

Në vend të tretë qëndrojnë zëvendës kryeministrat me një pagë bruto prej 187 000 lekë të reja dhe pas tyre ministrat që fitojnë një pagë prej 174 000 lekë në muaj.

Më fukarenjtë e legjislativit janë deputetët të cilët paguen 156 770 lekë të reja.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb