Kryeministri ka replikuar me deputetin demokrat Luçiano Boçi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Boçi e pyeti Ramën nëse ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor në vitin 2018 nga Ministria e Financave te Ministria e Transportit.

Rama tha se ai nuk ka dijeni për çdo VKM pasi vendimet nuk janë vetëm të kryeministrit por të këshillit të ministrave. Ai pati një përplasje me Boçin në lidhje me rendin e fjalës duke thënë se nuk ka lindur ende ai burrë që mund t’ia ndërpresë fjalën.

Edi Rama: Nëse nuk doni komente nga unë mos bëni ju komente. Ajo është akuzë në shkelje të ligjit të këtij komisioni. Por për ligjin kemi komplet qasje të ndryshme. Unë nuk thaashë populli fle gjumë. Sepse ky popull të jep ujë në bisht të lugës dhe pikërisht pse nuk fle gjumë unë jam këtu dhe ju jeni atje. Unë po bëj një aritmetikë të thjeshtë. Ju keni ngritur një tymnajë. 430 mln euro u grabitën.

Po them që janë paguar për Elbsanin dhe Fierin bashkë 55 mln dhe për Tiranën deri tani janë bërë 36.9 mln pagesa për pastrimin. Jepet një pagesë që është më e lira. Kemi precedentin që bashkia e kaluar ka kërkuar 37 euro. Sa i përket revolucionit mjedisor nuk di si ta quaj ndryshe. Ju vetë jeni angazhuar në një revolucion kohët e fundit që është një forcë çliruese.

Luçiano Boçi: Mos bëj fluturime se i dëgjuam këto. A ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor në vitin 2018 nga Ministria e Mjedisit te Ministria e Transportit. Nuk dua përralla unë këtu. Po kërkoj një përgjigje për pyetjen time shumë të thjeshtë. Duhet të jemi efektivë edhe në kohë. Kemi 8 orë që të dëgjojmë. Unë dua një përgjigje shumë të saktë

Edi Rama: E the 7 herë. Pse më ndërpret mua. Mos na kthe te ora e parë se harxhuam një orë për të thënë që nuk ndërpritet tjetri. Unë jam respekt dhe pretendoj respekt. Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar duke respektuar ligjin që ju ndalon të bëni komente dhe akuza. T’i thuash tjetrit që ti tregon përralla për të vënë popullin në gjumë… Po përsërisni të njëjtat pyetje. Ju thoni përralla, korrupsioni, qerosët. Do ta rrethosh me propagandë? Do dëgjosh përgjigjen, durim. Kjo histori që kanë shitur sahat uji ata.

Çfarë më duhet mua. Jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi, tymi, mbytja. Nuk hapnit dot dritaret në orën 5-6 pasdite. Tymi dhe gazrat toksikë nuk janë demokratë apo socialist. Sot Elbasani nuk ka më. Elbasani në vitin 2014 tejkalonte normën e parashikuar për grimcat e pluhurit në masën 16.37%. Mua nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret.

Luçiano Boçi: Burrërinë tregoje në vend tjetër jo këtu. Këtu je dëshmitar. Kaq të vogël e paske burrërinë ti. Këtu e maske ti?

Edi Rama: Sekretarët e partisë m’i kanë bërë këto kur kam qenë i vogël. Nuk e ndërpres. Përgjigja është që Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës së BE për grimcat e pluhurit. Kjo është ajo që kam bërë unë për Elbasanin. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucione mjedisore. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, si do bëjmë. Unë jam shoferi i dashur. Unë nuk jam anëtar i grupit që merret me makinën. Kjo është përgjigja. Tani pyetjen thatë përgjigjen thatë, pyetje me lëng, përgjigje me lëng.

Luçiano Boçi: A ka një VKM apo nuk ka?

Edi Rama: Kryeministri nuk bën VKM. Nuk ka në legjislacionin e Republikës ndonjë shkresë që titullohet republika e Shqpërisë. Vendimet e kryeministrit. Ka vendime të këshillitr të ministrave. Nuk janë vendime që i merr kryeministri duke ftuar ministrat si në një sofër dhe duke u dhënë nga një kafe. VKM derisa vijnë në tryezë kalojnë procedura shumë të struktururara dhe në fund pasi marrin miratimin e instancave teknike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re