Kryesocialisti, Edi Rama, beson se rezultati në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës, do të thellohet akoma më shumë, në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Ai thekson se kuksianët ende kanë shpresë dhe besim tek e majta, ndaj kjo forcë politike do të bëjë akoma më shumë për ta.

 

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, shkruan ai.

 

Kuksianët shprehën vullnetin e tyre në pak më shumë se tre muaj, pas shkarkimit të kreut të zgjedhur më 14 maj, Safet Gjici. Ky i fundit u shfaq duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re