Në mbyllje të Samitit, kryeministri Edi Rama kërkon mbështetje më të madhe financiare nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor.

 

Krah homologut malazez Dritan Abazoviç dhe presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nga Brukseli, Rama tha se vendet e rajonit duhet të jenë më të bashkuar përballe rrezikut rus.

 

Madje nga BE kërkoi që të jetë  më aktive kur flitet për ndikimin rus në Ballkan. Në fjalën e tij ku diskutohej për post-samitin, kreu i qeverisë tha se ato ekzistojnë  dhe mund të sjellin probleme, për të cilat edhe Serbia është kundër.

 

Për Kosovën dhe Serbinë tha Rama nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut. Kryeministri cilësoi si të rëndësishme levizjen e lirë të qytetarëve dhe jo ngritjen e barrierave që sipas tij i shërbejnë  konfliktit, por jo pajtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re