Gjatë fjalës së tij në konferencë pas përfundimit të mbledhjes në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka renditur disa prej projekteve infrastrukturore që dotë nisin nga veriu në jug të vendit.

Rama tha se aksi Thumanë-Kashar do të jetë i kalushëm në 30 qershor. Kryeministri tha se përfundimi i këtij aksi do të lehtësojë fluksin e mjeteve që lëvizin në kulmin e sezonit turistik.

Edi Rama: Kemi gati një numër segmentesh që janë mbi dhe nën Thumanë-Kashar që besojmë se në 30 qërshor do të bëhet i kalueshëm. Për t’ju dhënë një shembull të thjeshtë kini parasysh që projektet e infrastrukturës marrin një kohë shumë të gjatë në vende shumë më të zhvilluara sesa ne. Në rastin konkret kemi pasur nevojë për disa korrigjime të natyrës juridike në kontrata. Segmenti i fundit që është në fazë projekti, është segmenti nga Shkodra që lidhet poshtë me të gjithë segmentet e tjera që janë Milot-Balldren, pastaj Thumana, Kashari, pastaj Fieri dhe pastaj lidhet me Vlorën. E gjithë kjo do jetë një rrugë e re, do ketë 2 alternativa. Atlernativa me pagesë dhe pa pagesë. Hapja e Thumanë-Kashar do të lehtësojë shumë në këtë sezon.Po bëjmë dhe studimin e rrugës që na lidh me Prishtinën duke kaluar nga Shkodra. Jemi në një Shqipëri tjetër përsa i përket gjithë kësaj zone. Ari më i pastër i minierës shqiptare janë malet, kjo do të kërkojë kohën e vet për një mijë e një arsye dhe për këtë arsye po punojmë që edhe infrastrukturën e maleve ta përgatisim, ndërkohë që në Shkodër do të bëjmë shumë punë. Kemi filluar disa projekte të reja. Kemi bërë gati financimet për të filluar me lagjen e Zdrales, për rikthimin në jetë të stadiumit. Shkodra do të jetë e shkëlqyer sërish.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e pushtetit lokal për të diskutuar situatën në 61 bashkitë e vendit.

Në  takimin që u zhvillua në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, përveç drejtuesve socialistë të pushtetit lokal morën pjesë edhe kryetarët e bashkive që fituan në 14 maj me koalicionin “Bashkë fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha.

Kryetarët e Hasit, Mirditës, Pukës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt e Kavajës ishin  pjesë e takimit me kryeministrin Edi Rama. I vetmi kryetar i zgjedhur i bashkisë që mungoi ishte Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash, por Himarën e përfaqëson në këtë takim kryetari i bashkisë në detyrë Jorgo Goro.

/vizonplus.tv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re