Skip to content

Rama: Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid, hera e parë nga marsi 2020

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook një lajm të mirë për sa i përket luftës kundër pandemisë në vendin tonë, që javët e fundit po njeh një ulje të statistikave.

Sipas postimit të kryeministrit, gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient i infektuar është paraqitur në spitalin Infektiv të kryeqytetit.

“Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, shkruan kryeministri në Facebook.