Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kavajën, Fisnik Qosja, iu është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratave se s’do financojë bashkitë që fitohen nga opozita.

“Vaj medet nëse e ka seriozisht”, tha ai në Panorama TV.

“Mbi gjysmën e bashkive do t’i fitojë opozita, nëse kryeministri ka bërë zgjedhje, vaj medet nëse e ka seriozisht. Do i shtri dorën qoftë edhe Ramës për të mirën e qytetarëve të Kavajës, jo vetëm

Dora e Fisnik Qoses është e shtrirë deri në fund.

Padiskutim që e kemi nevojë e qeverisë, por edhe të çdo kujt që dëshiron të investojë në Kavajë. Dera ime do të jetë e hapur për çdo investim, qoftë nga ndërkombëtarët, Rama apo qeveria.

E nënçmon dhe e përqesh Kavajën. Qytetarët e Kavajës kanë qenë serioz për t’i prirë ndryshimit”, u shpreh Qosja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re