Kryeministri Rama ka vizituar këtë të dielë qendrën e vaksinimit në AirAlbania, ku po vijon marrja e dozës së vaksinës për të moshuarit mbi 80-vjeç. Rama bëri me dije se gjatë ditës së nesërme do të mbërrijë ngarkesa e radhës prej 15 mijë dozash nga Pfizer.

Gjithashtu kryeministri theksoi se brenda dy javëve të para të marsit do të vijnë dhe vaksinat e Astra Zenecës të siguruar përmes kontratës me Covax, ç’ka do t’i hapë rrugë dhe nisjes së procesit të vaksinimit në radhët e mësuesve.

Postimi i plotë: Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.

Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re