Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Edi Rama ia ka kushtuar Reformës në Drejtësi, ku tha se duket se deri tani po vepron vetëm nga njëra anë.

Rama tha se fakti që PS nuk ka ndërhyrë te puna e drejtësisë, shpesh është marrë si dobësi.

“Dashtë zoti që mbështetja jonë pa kushte, një shumicë si ne, të mos e hapë gojën për asnjë lloj vendimi, duke e mbështetur symbylluri drejtësinë, dhëntë zoti që të mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK.

Ky do të ishte gabimi më i madh në raport me pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare, nëse koha do të provonte diçka kaq të ulët sa plotësimi i planit të punës në kurriz të atyre që të mbështesin, pa pasur parasysh fare jo kahet, por nivelet e zullumeve, ku kampionët nuk janë në PS por në ato partitë e tjera.  

Ne vërtetë kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejtë, por nuk kemi bërë një reformë që ha vetëm nga njëra anë.

Do thoni ju çfarë pune ka Kongresi me drejtësinë, por në fakt pa këtë parti nuk do të kishte fare Reformë, këtu dhe prokurori i përgjithshëm do të ishte pjesë e Komisonit të Rithemelimit”, tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re