Skip to content

Rama sheh filxhan: Piktori merret me zhgarravina, Mona e interpreton/ VIDEO

 

Kryeministri Edi Rama as këtë të martë nuk e ka kursyer ironinë dhe sarkazmën në drejtim të liderëve opozitarë e posaçërisht drejtueses së LSI, Monika Kryemadhi.

Gjatë takimit që zhvilloi orët e para të mengjesit me banorët e Njësisë Administrative Nr. 2, me të cilët konsumoi kafen, kreu i qeverisë mor ifilxhanin në dorë dhe nisi të lexojë fatin.

Gjesti u shoqërua me të qeshura, ndërsa kreu i qeverisë tha me ironi se ai nuk bën për këtë punë pasi Monika e interpreton më mirë.

“Janë dy rrugë që bashkohen këtu, o teta me dyshin o.. ja shihe i sheh dy rrugët si bashkohen ecin paralel e bashkohen në fund mbetet një hi pas. Është më kokë lart me pikë poshtë. O zot o zot…Po unë piktor jam me zhgarravina merrem gjithë ditën. Puna është ta interpretosh unë s’di Monika e interpreton. Mirë ju lashë…Filxhanin e pamë, jemi për rrugë. Kemi 2 rrugë sot edhe…Në fund për mirë dalin.”