Finalizohet kalimi online i disa shërbimeve të ofruara nga Agjensia e Shërbimeve të Integruara.

Tashmë çdo qytetar mund të marrë dokumente vetëm nëpërmjet kompjuterit apo celularit, sipas procedurës online.

 

Hapat që duhen ndjekur mund të mësohen edhe pranë sporteleve të Agjensisë, dhe më pas të kryhen kërkesa sipas udhëzimeve në platformën online ADISA.

 

EDI RAMA

 

“Sportelistët nuk do jenë më në pritje të njerëzve, por do jenë përpara kompjuterit, do marrin aplikimin që qytetari do bëjë nga shtëpia, që do e bëjë nga telefoni i vet, do e bëjë nga komshiu, nga posta, te njësia administrative, në varësi të mundësive që ka, por shumica lehtësisht, siç kemi parë dhe përdoruesit e platformës e-albania,  mund ta bëjë nga telefoni; nqs dikush është pensionist dhe nuk di ta përdorë, siç kemi parë dhe përdoruesit e platformës që ja japin nipit, ja japin mbesës.”

 

 

Kryeministri ju referua kësaj ngjarjeje si revolucion. Ai u shpreh se me kalimin e të gjitha shërbimeve online do të shmangen radhët.

 

EDI RAMA

 

“Një pjesë tjetër që nuk jepen dot akoma komplet online; gjithsesi online qytetari mund të marrë njoftimin,  prandaj nuk ka më as zvarritje, as sekser, dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është që qytetari mund ta ndjekë dhe e sheh nga kompjuteri ku është situata […] Faza finale që e vë komplet shtetin në xhepin e qytetarit është që kthehen të gjitha online, ku edhe hipotekën ta marrësh në kompjuter.”

 

Deri në këtë fazë disa nga dokumentet që mund të merren online janë dëshmia e  penalitetit, licensat, çertifikatat dhe vërtetimet e pronësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re