Kryeministri Rama ka shfaqur së fundi një simptomë të ngjashme me atë të Berishës kur ky i fundit ishte në zenithin e pushtetit.

Duke tentuar të ironizojë opozitën e Bashës, Rama ka postuar një fotomontazh të rivalit demokrat, shoqëruar me diciturën:“Opozitë 2031, Qeveri e krimit dhe e drogës”.

Por kujtojmë se ngjashëm me Ramën është shprehur dhe Berisha pak vite më parë. Ish-kryeministri dhe kreu demokrat do të deklaronte me një vetëbindje se do qeveriste deri në vitin 2035. E kishte këtë edhe si mesazh për opozitën, pra për ta dekurajuar, por dhe si vetafirmim i madhështisë si politikan.

Por në pak vite nga ajo deklaratë, do të binte me një lehtësi të paimagjinueshme nga pushteti.    

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re