Kryeministri Edi Rama po shijon darkën në një restorant tek zona e Liqenit pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS ku mbajti fjalim për dy orë. Në fotografi duket se socialistët që po e shoqërojnë janë Ulsi Manja, Taulant Balla, Arben Pëllumbi dhe Blendi Klosi.

Ndërsa shijon darkën, Rama vijon replikat virtuale me Presidentin Meta, të nxitura nga fjala e tij në Asamble. Aty tregoi arritjet e PS gjatë viteve të qeverisjes ndërsa i bëri të qartë socialistëve që do të marrin një mandat të tretë.

Nuk la pa thumbuar e sulmuar disa herë opozitën dhe Presidentin Ilir Meta, ndërsa në përfundim vendosi që të mos ndryshonte kryesinë e PS edhe për një vit. Sa i përket sekretariatit, do të mbetet i pandryshuar edhe për një periudhë kohe, e cila nuk është përcaktuar ende./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re