Ish-kryeministri Berisha ka ç’ndodhi në zyrën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka në vitin 2015.

Berisha u shpreh në Kuvend se Rama i shkoi në zyrë Kokës për të detyruar zv.ministrat të firmosnin.

“Në datën 15 shkurt 2015, jo Lefter Koka që i takonte si ministër të shkonte në zyrë të kryeministrit, por Rama dhe Agaçi zbresin në zyrën e Lefter Kokës për të falsifikuar dokumentin. Në zyrë kishte 5 zv.ministra, dy prej tyre nuk e firmosën Ylli Manjani dhe një tjetër nuk firmosën me gjithë presionin që iu bë, Rama për të krijuar terrenin për këtë vjedhje mori çdo vendim falso”, tha Berisha.

 

Sali Berisha: “Sot dokumentet me dhjetëra e qindra që u paraqitën në komisionin hetimor faktuan që kemi të bëjmë me një vjedhje të tmerrshme.

Nga buxheti shtetit janë marrë qindra milionë euro për të ndërtuar 3 djegësa që do të mjaftonin për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Figuron një vjetërsinë në Elbasan njëherë punon, njëherë jo, dy të tjerët nuk janë askund. Djegësat nuk ekzistojnë sepse ato para janë vjedhur nga Ahmetaj në proporcion, vjedhjen më të madhe e ka bërë Rama që ka qenë njeriu më i angazhuar.

Në datën 15 shkurt 2015, jo Lefter Koka që i takonte si ministër të shkonte në zyrë të kryeministrit, por Rama dhe Agaçi zbresin në zyrën e Lefter Kokës për të falsifikuar dokumentin. Në zyrë kishte 5 zv.ministra, dy prej tyre nuk e firmosën Ylli Manjani dhe një tjetër nuk firmosën me gjithë presionin që iu bë, Rama për të krijuar terrenin për këtë vjedhje mori çdo vendim falso.

Rama firmosi, që ti jepej Zotos,m është agjenti i Ramës, asgjë tjetër, që ti jepej me negociatë të mbyllur tenderi i Elbasanit. Rama hapi rrugën, krijoi mekanizmin e vjedhjes.

Tenderi pa asnjë pjesëmarrje e mori ai që desh Rama, Agaçi, Ahmetaj dhe Koka.

Rama është përgjegjës kryesor, dora e tij e zezë qëndron para prokurorimit të djegësit të Fierit me një çmim të dyfishtë nga ai i Elbasanit.

Janë paratë e qytetarëve të vjedhura nga këta për të blerë djegësat. Detyrimet duhet ti bënin bashkitë e Fierit dhe Elbasanit, por përse nuk iu dhanë bashkive të bënin tenderat.

Sepse duke ia dhënë firmës së tyre Zoto, në tenderi i Elbasanit u mbyll me 10 mln euro dhe 10 mln euro tepruan në xhepat e Ramës e ministrave të tij.

Me tenderin e Fierit, nuk ia dhanë bashkisë por Zotos, nuk mbetet 10 mln euro në xhepat e Ramës e qeveritarëve por 23 mln euro.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re