Shkolla 9-vjeçare “Andrea Stefani” është një prej 12 godinave të reja arsimore që të hënën do të hapin dyert për nxënësit e kryeqytetit në këtë vit të ri mësimor.

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re “Andrea Stefani”, një zgjidhje e shumëpritur për rreth 900 nxënës dhe fëmijë të komunitetit të zonës së Astirit dhe Laprakës.

 

Pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar dhe po i shtohen Tiranës, kjo godinë e re do të ofrojë jo vetëm mjedise tepër estetike, por njëkohësisht edhe mjaft moderne, duke plotësuar të gjithë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e deri te terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.

 

Këtë vit të ri shkollor në kryeqytet do të hapen 12 shkolla të rindërtuara dhe që i japin fund mësimit me dy turne që nga godina e re në Kodër-Kamzë, shkolla “Nënë Tereza” dhe shkolla “Kenedi”, shkolla “Bashkim Fino” te Qyteti Studenti, shkolla “Luan Hajdaraga” në ish-zonën ushtarake të Shërbimit Informativ Ushtarak sikurse edhe shkolla 9-vjeçare te Fresku që ka marrë emrin “Klodian Tanushi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re