Kryeministri Edi Rama u gjend ditën e djeshme përballë pyetjeve të gazetarit Enkel Demi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Gjatë programit u diskutuan një sërë çështjesh sociale, ekonomike dhe politike në lidhje me mënyrën sesi po menaxhohet situata e koronavirusit në vendin tonë.

Ndër pyetjet e tjera, Rama u pyet nga gazetari Enkel Demi nëse po i merr të gjitha vendimet vetë, ashtu siç thonë shumë zëra kohëve të fundit. Ndërsa vetë kryeministri u shpreh se konsultohet rregullisht nga një komitet ekspertësh.

Ditën e djeshme Rama nuk dha emra anëtarësh, apo emrin e drejtuesit të Komitetit, por në një video-konferencë të mbajtur ditën e sotme me anëtarët e komitetit të eskpertëve ai tregoi se kush e drejton këtë komitet.

Si duket bëhet fjalë për zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacollin.

Kryeministri u shpreh: Doktoreshë Mira ke diçka për të thënë se na çmendën se kush është kryetari e komitetit thoshin, e donin burrë por ne me gratë e bëjmë punën.

Ndërsa Rakacolli u shpreh se situata është në kontroll ndërsa shtoi se strategjia e hapjes do ndiqet në mënyrë të kontrolluar me vigjilencë të lartë.

Rakacolli: Siç u paraqit edhe nga kolegë të komitetit situata është e kontrolluar, siç ju kemi thënë kur ju kemi propozuar që strategjia e hapjes të jetë e kontrolluar, por gjithmonë duke fuqizuar survejancën jo vetëm në zonat e kuqe por edhe në zonat e gjelbra dhe kontrollet nga institucionet përkatëse. Gjithmonë duhet mbajtur parasysh si do jetë vijimësia e situatës për masat e reja.

ME KOMITETIN TEKNIK TË EKSPERTËVE PËR SITUATËN E COVID19

ME KOMITETIN TEKNIK TË EKSPERTËVE PËR SITUATËN E COVID19

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 7. Mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re