Kryeministri Edi Rama kujtoi sot se shpërblimi i fundvitit për pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë të reja do të jetë 150 euro, ndërsa për ata me pension mbi 20 mijë lekë të reja do të jetë 100 euro.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama bëri përmbledhjen e çështjeve më të rëndësishme të javës, ku u ndal te shpërblimi për pensionistët.

Ndërsa qeveria miratoi këtë javë masat e përfitimit për pensionistët sipas kategorive, Rama tha se “kjo i jep fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike që ndanin informacion të rremë”.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, tha Kryeministri Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re