Skip to content

“Rama shpërndau naftë falas”/ Luan Haka i del në mbrojtje Bashës: U përballëm me bandat në fushatë! (Ç’po ndodh brenda selisë së PD-së?)

Kandidati i PD-së në Dibër, Luan Haka i ka dalë në mbrojtje Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së kolegjit me kryetarët e degëve të PD-së në selinë blu.

Sipas burimeve të “Fax News” brenda selisë së PD-së, Haka ka deklaruar se gjatë fushatës është përballur me bandat e Berishës dhe të Ramës. Gjithashtu Haka tha se Rama gënjeu fermerët duke shpërndarë 3 ditë naftë falas.

Luan Haka: Nuk ka qenë një fushatë, ne jemi përballur me banda. Jo vetëm me të Ramës por edhe me të Sali Berishës. Të gjithë fushatën foltorja e kishte me ne. Lekë për të blerë demokratë. Pastaj kishim 3 ministra të PS që rrinin në 3 hotele të ndryshme. Votuesve u bëhet presion me një asistencë sociale. Shpërndanë naftë 3 ditë e fundit tek fermerët. Gjithë policia nëpër rrugë me presione

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb