Kryeministri Rama dha një arsye të thjeshtë dhe të qartë se përse e ka rikthyer Ilir Beqën në poste drejtuese të administratës shtetërore, pasi e largoi si Ministër Shëndetësie.

“Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të kur ka qenë ministër.

Eshtë një njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe duke drejtuar një institucion shumë të vështirë si ISSH është në gjendje të drejtojë këtë agjensi që është koordinuese dhe nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të rregullojë një aspekt të donatorëve, që është koordinimi i donatorëve që ne të nxjerrim çdo qindarkë nga donatorët dhe të mos ndodhë si ka ndodhur që donatorë të ndryshëm, shkojnë investojmë dhe gjendemi para situatave jo serioze për një shtet.

Kemi mbi 20 strategji për ujin dhe 78 strategji kombëtare. Kjo është arsyeja” u shpreh kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re