Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së misionit të FRONTEX në Shqipëri tha se ky është një element i qartë, por edhe shenjë vlerësuese e BE-së për Shqipërinë.

 

Shefi i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se numri i shqiptarëve të paligjshëm në vendet e BE-së ka rënë.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeverisë theksoi se falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme

 

“Ne do të jemi në gjendje t’u tregojmë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të padiskutueshme për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm dhe tërësisht i besueshëm në përballimin e flukseve migratore.Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë kufijtë e jashtëm përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm. Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta. Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me vitin 2017. Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë nuk shihen si rrezik apo problem, për arsye të traditës sonë. Nuk janë dëgjuar klithma për shkak të prirjeve të vendeve të tjera, por ky vend ka treguar se gjysmë milioni emigrantë lufte pa i kërkuar askujt asnjë gjë, Jemi këtu dhe jemi shumë më mirë seç ishim në atë kohë dhe kemi ndërkohë të shënuar në histori që jemi të gjithë krenarë për këtë faqe të historisë. Shqipëria u bë i vetmi vend në Europë me më shumë hebrenj pas luftës sesa para luftës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re