Nënkryetari i partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka qenë i ftuar në emisionin “Pushteti’, moderuar nga Juela Meçani në Fax News ku ka folur lidhur me çështjen e kufijve detarë mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias.

Vasili tha se Rama po përpiqej që të shiste kufijtë detarë të Shqipërisë duke e çuar çështjen në Hagë ndërkohë që përballë palës greke humbja është e sigurt. Nënkryetari i LSI-së shtoi gjithashtu se sipas deklaratave të ministrit grek e vetmja pengesë për këtë marrëveshje ishte presidenti Meta i cili nuk jepte autorizimin për grupin negociator dhe shtoi se kjo nuk do të ishte më problem me emërimin e presidentit të ri.

“Kur vjen puna tek çështja e kufijve janë njëmijë barriera që e pengojnë këtë. Në këtë rast Rama ka deklaruar se Meta nuk i ka dhënë një autorizim për negociata kur nuk e ka kërkuar një negocim të tillë sepse grupi negociator është ende në fuqi.

Dendias pati ardhur edhe muaj më parë dhe tha se kishin rënë dakord për të shkuar në Hagë. Kush ra dakord? Kush ja dha këtë të drejtë Edi Ramës? Ne nuk e kemi mbështetur këtë sepse Greqia ka një nivel shumë të lartë ekspertize sa i takon çështjeve mbi detet. Aftësitë lobuese të Greqisë janë të dukshme. Ne shkojmë në marrëdhënie të dukshme inferioriteti, të humbur pa filluar ende. Kufijtë e vendit janë gjithmonë pikë e kuqe.

Sot është një situatë tjetër del një Esat Pashë a një Hamza Kastriot që thotë unë do i shes këto.
Presidenti është bërë një pengesë e pakapërcyeshme dhe dje shpjegoi se kemi të bëjmë qartësisht me një tradhëtar”-tha Vasili.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re