Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të opozitës së
bashkuar për të djegur mandatet parlamentare. Rama ka thënë se ai është
si Juventusi dhe se të tjerët, nga pamundësia për të fituar, braktisin
kampionatin. Por, duket se edhe ky krahasim që kryeministri është
munduar të gjejë, ka një të metë të madhe. Analisti Babaramo, i kujton
kryeministrit se edhe historia e “ndritur” e Juventusit, është shenjuar
nga një ngjarje e shëmtuar, siç ishte blerja e arbitrave dhe ndeshjeve,
që e çuan në kategorinë e dytë.
Një shqetësim të ngjashëm ka edhe opozita sot, por jo me blerjen e
ndeshjeve, por me blerjen e zgjedhjeve dhe korrupsionin galopant të Edi
Ramës.

Ja çfarë shkruan Babaramo: 

Nuk durohet me Juventusi, te anullohet kampionati, thote Rama me
ironi per vendimin e deputeteve te opozites per te djegur mandatet.
Ne fakt kam 30 vjet qe nuk shkoj ne stadium, por per nje gje jam i
sigurte se cfare i ka ndodhur Juventusit thuajse dhjete vjet me pare.
Kishte blere, ndeshjet arbitrat. Ne mos gabohem skandali quhej
Calciopoli. Kishte plot pergjime qe u bene publike. Kampionati nuk u
anullua. Juventusit i hoqen titullin dhe e zbriten ne kategorine e dyte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re