Kreu i qeverisë Edi Rama është ndalur gjatë ditës së sotme te procesi i rindërtimit, që sipas tij është arritur të përballohet me sukses të plotë nga qeveria që ai drejton.

Rama tha se donte të bënte një korigjim, pasi ai nuk ka 8 vite që drejton Shqipërinë, por 7 vite e gjysmë. Kreu i qeverisë tha më tej se ai ka bërë lypësin në Perëndim dhe në Lindje, në mënyrë që të siguronte paratë e nevojshme për procesin e Rindërtimit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

15 muaj më parë ne u zgjuam nga një lëkundje e tmerrshme, që ngjalli ankthin e madh të asaj se çfarë kishte ndodhur rreth nesh. Shumë shpejt mësova që diku pranë në Durrës, tërmeti kiste goditur shumë fort, dhe më pas minut pas minuti, informacioni shtrihej e shtrihej, duke krijuar një perimetër që sot e gjithë ditën ne po kurojmë plagët e hapura atë natë.

Sot kur ne jemi në rrugën drejt 25 Prillit dhe ku shumëkush flet për 8 vite, unë dëshiroj që të bëj një korigjim, në fakt nuk janë ende 8 vite, pasi ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit, të 2013-tës, por jo vetëm kaq, ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare, pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe nga pandemia, duke përmbysur të gjitha planet tona, duke e kthyer vëmendjen tërësisht vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme.

E them me një bindje të plotë, ishin dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant, dhe jo më një qeveri të Shqipërisë me mjetet e kufizuara që ka. Dy sfida që askush tjetër, nuk do të mund që ti përballonte me forcën, me vullnetin dhe me dinjitetin që po i përballojmë ne, Partia Socialiste që është në qeverisjen e këtij vendi. Kur kam thënë që do i nxirrja dhe nga dheu paratë, se ku do i gjeja për këto plagë që duhen kuruar dhe ashëruar, ka qenë një fjalë e dalë nga zemra, por që mendja nuk arrinte dot ta mbështeste në argumenta.

Ka qenë një fjalë e thënë nga zemra, dhe nga ambicia, për të pasur një strehë për ata mijëra persona që humbën gjithçka në ato pak minuta. Kam marrë rrugën dhe kam bërë me dëshirën më të madhe dhe me vullnetin më të fortë lypësin, kudo ku kam mundur, që nga perëndimi deri poshtë në lindjen e mesme. 

Arritëm që të siguronim një mbështetje rekord, që na dha frymë, që na dha energji dhe na forcoi bindjen që ne do tia dilnim. Në territor punohej çdo natë për verifikimin e dëmeve, një punë e jashtëzakonshme në kushte të jashtëzakonshme.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb