Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook” teksa shprehet se sistemi shëndetësor u përball me peshën e pandemisë së COVID, dhe se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit kjo sfidë u arrit të përballohej.

Ndër të tjera, Rama shkruan se me të njëjtin durim e vullnet, ne do të mund të përballojmë dhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës në Ukrainë.

“Mirëmëngjes dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re