Skip to content

Rama s’ka ndërmend të japë më asnjë ”kaçidhe” për biznesin: I kemi ndihmuar me heqjen e taksave, të mëdhenjtë do paguajnë më shumë se fitojnë më shumë

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet qartë se pavarësisht sesi do të shkojë situata e pandemisë në vendin tonë, ai nuk ka asnjë plan për të ndihmuar bizneset, qoftë biznesin e vogël qoftë atë të madh.

Sipas Ramës heqja e taksave dhe TVSh-së për biznesin e vogël, ka bërë që në vendin tonë këtë vit të ketë një numër më të madh subjektesh që operojnë në treg, krahasuar me një vit më parë, kur pandemia nuk kishte nisur ende.

Sipas Ramës mbajtja e kufijve hapur, dhe turistët vendas, arritën që të jepnin një impakt në sektorin e turizmit, duke bërë që efektet e pandemisë të mos ndihen shumë. Kreu i qeverisë tha se konsumi në vend është rritur, dhe ka arritur në të njëjtat nivele, si para nisjes së pandemisë, në sajë të implementimit të parave në ekonomi.

Rama:

Unë besoj që pandemia na dha një shtysë të rëndësishme për të hedhur një hap të guximshëm, që i tejkalon të gjitha zotimet tona për biznesin, kriza krijon mundësinë për ti parë gjërat ndryshe. Ky hap është zerimi i taksës së fitimit dhe TVSH-së për të gjitha bizneset me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit. Kini parasysh që kur ne kemi marrë detyrën, çdo biznes me një xhiro mbi 20 mijë dollarë në vit tatohej 10% plus 20 % tvsh.

Ne morëm masën e parë të përgjysmimit të tatimit, dhe sot është në fuqi masa e lajmëruar vitin e shkuar për taksa zero. Ne ishim në disa njësi të biznesit të vogël në Berat, dhe është një mbështetje e madhe, pasi shteti heq dorë nga çdo akses në fitimin e biznesit të vogël. Disa prej tyre dëshmuan që po të mos ishte marrë kjo masë, do të ishin të detyruar që të hiqnin njerëz nga puna, ne sot kemi më shumë biznese të vogla, sesa një vit më parë, para se të niste pandemia. Për biznesin e madh unë e kam thënë dhe do ti mbetem, se nuk do ti hiqet tatim fitimi prej 15%, ne jemi që ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak, dhe ata që fitojnë më shumë të paguajnë më shumë.

Biznesin e madh nuk e kemi lënë pa ndihmuar, pasi kemi paguar punonjësit e tyre, kemi mbështetur turizimin, fasonët, për mos ti lënë vetëm. Po të shikojmë sot konsumin, jemi kthyer në shifrat e konsumit që kishim para pandemisë, pse? Sepse kemi injektuar para në ekonomi, edhe përmes programit të rindërtimit, pasi janë punësuar 25 mijë persona.

Turizimi është goditur por jo aq shumë, në rast se ne do të kishim mbyllur kufijtë, gjë që ne nuk e bëmë, dhe e dyta në rast se ne nuk do ti kishim lënë që ta shfrytëzonin të gjithë sezonin, me një turizëm më ndryshe, ku shumë shqiptarë qendruar këtu. Në vend që të harxhonin kohën duke shkuar në Greqi dhe në Turqi, pushuan në vendin e tyre, këtë vit do të jetë më mirë besoj, në krahasim me një vit më parë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb