Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook foto të transformimit të Poliklinikës së Vlorës duke u shprehur se pavarësisht këtij ndryshimi që ajo ka pësuar në sistemin shëndetësor ka ende punë për të bërë

Rama thotë se betejën e zhdukjes së ryshfetit dhe abuzimit nga sistemi mund ta fitojë veç qeverisja e tij.

Postimi i plotë: 

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit!

Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë?

Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re