Kryeministri Rama ka vazhduar përsëri të postojë pjesë të aktit normativ ne faqen e tij zyrtare.

Sipas Kryeministrit çdo rritje dhe abuzim me cmimet nëse nuk është i diktuar nga Importimi i mallrave do të dënohet me gjobë 5 milion lekë për shitjen me shumicë dhe shitjen me pakicë 100 mijë lekë deri në mbyllje të veprimtarisë për 6 muaj.

Rama shkruan se akti normativ për rritjen e çmimeve vlen për shitjen e të gjithë mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjet mjekësore.

Këto çmime do të krahasohen me vlerën që kanë patur shitjet e tyre në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar.

Postimi i Ramës: 

“RRITJA ABUZIVE E ÇMIMIT TË SHITJES TË TË GJITHA MALLRAVE DHE PRODUKTEVE USHQIMORE, BARNAVE, PAJISJEVE MJEKËSORE DHE SHËRBIMEVE, NË KRAHASIM ME ÇMIMIN E TYRE NË SHITJE TË RREGULLT TË TREGTUAR NË MUAJT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV DHE PËR PRODUKTET SEZONALE, SIPAS ÇMIMIT TË TREGTUAR NË TË NJËJTËN PERIUDHË KOHORE TË VITIT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV, KUR NUK VJEN SI PASOJË E ÇMIMIT NGA IMPORTI I TYRE, DËNOHET ME GJOBËN 5 000 000 (5 milionë) LEKË PËR SHITJEN ME SHUMICË DHE 100 000 (njëqind mijë) PËR SHITJEN ME PAKICË. NË RAST PËRSËRITJEJE SUBJEKTIT I MBYLLET VEPRIMTARIA PËR 6 MUAJ”, shkruan Rama./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re