Hetoni me urgjencë Monika Kryemadhin.

 

Kërkesa për SPAK erdhi nga kryeministri Edi Rama.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kjo drejtësia e re do t’i japë përgjigje kësaj se kjo është një çështje e një urgjence të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi vend i NATO-s dhe kjo përzierje me konto, e me “offshore”, e me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të partive që këtu duan të sjellin lirinë, është problem shumë i madh të cilin drejtësia e re duhet ta adresojë më urgjencë.

 

Pas dokumenteve të dala në media ku deputetja e Partisë së Lirisë dyshohet për financime nga oligarkë rus të afërt me presidentin Valdimir Putin, Edi Rama tha se Rusia po ndërhyn në proceset zgjedhore në vend.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Unë e kuptoj që janë me rendësi dhe arkat me peshq që mund të merren për të gatuar pa paguar peshkun dhe duhen dënuar ata që i marrin, por kjo nuk është më punë peshqish, është punë peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe që kanë hyrë në procesin e zgjedhjeve në Shqipëri duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Me këtë duhet të merret drejtësia.

 

Kërkesën për hetim të ish kryetares së LSI-së, kreu i qeverisë e bëri në krah të përfaqësuesit të Bankës Botërore në vendin tonë. Emanuel Salinas tha se institucioni që ai drejton nuk zotëron asnjë analizë të financimeve ruse që mund të kenë hyrë në Shqipëri.

 

Në konferencë me kryeministrin ishte për prezantimin e strategjisë së re pesë vjeçare të bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë. 900 milionë euro kredi në funksion të investimeve që synojnë hapjen e vendeve të reja të punës, frenimin e ikjes së fuqisë punëtore apo qëndrueshmërinë e ekonomisë përballë krizave të së ardhmes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re