Skip to content

Rama sqaron Metën për Lleshin: ja si zgjidhet vorbulla juaj e panevojshme…

Kryeminisitri Rama ka reaguar lidhur me kontestimin e presidentit Meta për ta dekretuar Sandër Lleshin si ministër Rendi, nisur nga pozita e tij si gjeneral në Forcat e Armatosura.

Për Ramën, kjo është një vorbull e panevojshme.

 “Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë”, shkruan Rama.

Më pas, bën publike, ashtu siç presidenti, faksimiliet e përgjigjes së tij.