Kryeministri Edi Rama ka biseduar sot me disa miq ndërkombëtarë jashtë vendit, pas debatit të madh të shkaktuar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kreu i qeverisë pretendon si mendimi i ndërkombëtarëve u imponua nga balta e eksportuar nga Tirana, duke hedhur fajin nga opozita.

Komisioni Europian, Europa Nosta, ish-presidenti i KE Donald Tusk, deputeti i CDU  Johann Wadepuhl shprehën publikisht zhgënjimin e tyre për shembjen e Teatrit pa dialog.

“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri ka dhënë detaje edhe për takimin me Yuri Kim ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore.

“Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.“, shkruan kryeministri Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re