Kryeministri Edi Rama ka përshkruar situatën e krijuar mes autoriteteve shqiptare dhe opozitës iraniane, pas aksionit të policisë në MEK.  Në një interviste, teksa ndodhet në samitin e NATO-s në Lituani, Rama theksoi se strehimi i opozitës iraniane nuk ishte një vendim i lehtë.

 

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se marrëveshja e strehimit nuk përfshinte aksione politike.

 

 “Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë AND-në  tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin”, deklaroi Rama.

 

Kreu i qeverisë nënvizoi se strehimi i opozitës iraniane solli dhe sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, për të cilin shtoi se pret më shumë përkrahje nga NATO.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re