Kryeministri Edi Rama e konsideroi si humane dhe morale qëndrimin e mjekëve të rinj në Shqipëri pas diplomimit. Në fjalën e tij gjatë ndarjes së bonuseve të kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët, Rama vuri theksin tek mungesa e mjekëve në vend.

Kryeministri theksoi se mungesa e bluzave të bardha është një fenomen që prek të gjithë Europën, por ndryshe nga vendet e tjera, studentët shqiptarë e përfitojnë falas periudhën e studimeve.

“Ne kishim 300 kuota këtë vit, për hir të së vërtetës është hera e parë, procesi vetë ka pasur disa probleme të natyës burokratike, plotësim dokumentash, çështje dokumentash, etj, por është vetëm fillimi. Ne edhe aplikantët do të mësojmë nga ky moment i parë dhe vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me dhënien e kredive do të kemi mundësi ta zgjerojmë numrin dhe do të ketë mundësi për të gjithë ju në këto kategori, ndërkohë që ne po shohim dhe zgjerimin që të bëheni me shtëpinë tuaj. E njëjta gjë vlen për mjekët sepse dihet botërisht që mjekët sot janë gjah i dëshiruar nga të gjiythë për arsye të rënies së numrit të mjekëve në përgjithësi ne Europë, gjë që vjen si rezultat i studimeve shumë të shtrenjta për mjekësi, në Gjermani psh, për shkak se studimet janë shumë të shtrenjta, numri vjen duke u zvogëluar, sepse nuk është më Europa e para 10 viteve, është një Europë tjetër, me probleme me probleme ekonomike, financiare të konsuiderueshme. Ndërkohë që në Shqipëri studimet janë thuajse falas, por nuk janë falas sepse kushtojnë aq pak, janë falas sepse është qevrria që paguan koston e studimit të mjekëve”, shtoi ai. “Për mua është e paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë madje të bëjnë dhe protesta që t’ia kthejnë këtij vendi e populli për një periudhë kohoe të shkurtër këtë investim shumë të madh”, tha Rama.

Ai theksoi se numri i të punësuarve në sektorët përfitues të kësaj kredie do të zgjerohet në vitin e ardhshëm.

“Ky program i dhënies së kredive për shtëpi për të gjithë ata që kanë familje të reja me të gjitha interesat e marra përsipër nga shteti është një program që në fakt e bën plotësisht të mundur atë që pa këtë program është e pamundur, që të marrin një kredi e të blejnë një shtëpi. Sot interesat bankare janë mbi 6 përqind. Janë shumë për dikë që ka vetëm një pagë dhe për më tepër nuk është e lehtë për bankat ta japin këtë kredi duke marrë parasysh prespektivën. Ndërsa duke pasur këtë kredi me zero interes ndryshon e gjithë panorame”, tha ai.

Nga ky program i kredive të lehtësuar për blerjen e banesave përfituan 300 punonjës në fushën e mjekësisë, ushtarakë si dhe policë.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re