
Kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër thirrje studentëve për të dialoguar në lidhje me kërkesat e dorëzuara prej tyre.
Pas apelit të bërë nga foltorja e Kuvendit, Rama në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter, ka ripërsëritur ftesën e tij për studentët duke theksuar se refuzimi I dialogut në kor është dobësi.
Rama thekson se është gati që të miratojë tetë pikat por si fillim duhet të diskutohet se si dhe kur do të bëhet realizimi I tyre.
“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8
PIKAT.Unë ju pres
”
Rama I këshillon më tej studentët që të mos bëhen pengesa e vetvetes dhe të mos e mbysin protestën me duart e tyre.
“Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin!”
Miq!Kori i protestës kur s'të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s'doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2018
Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin! https://t.co/9OJwz14P4Y
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2018