Kryeministri Rama deklaroi ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi nga kryeministria se të gjithë ata që nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë maska kirurgjikale mund t’i prodhojnë vetë ato duke palosur një shëmi.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në facebook shprehet se në vendet e Bashkimit Europian nuk lejohet të qarkullojnë maska që nuk kanë sigurinë “CE”. Madje ish-deputeti shkon dhe më tej duke thënë se ekspertët e shëndetësisë duhet të distancohen nga deklaratat e kryeministrit për të larë maskat si brékët e palara.

Postimi i plotë: “Eksperteve” mbas te cileve po fshihet Rama duhet tu “vije goja” nje dite!

Une personalisht nuk e besoj ate qe ai tha sot, se kane qene “ekspertet” ata qe i kishin “shkruar” Rames disa kohe me pare ato fjalime patetike “anti maska”, te cilat tashti po perpiqet t’i “gelltise mbrapsh”!

Por eshte e domosdoshme qe edhe per dinjitetin e tyre ata “eksperte” te bejne nje prononcim publik, ndryshe do te mbahen mend vetem per keto.

Nqs Rama sot ne absurdin e tij tha se maskat behen edhe me nje “shami te palosur”, dikush nga ata “eksperte” duhet t’i skjaroje se ne nuk jemi Afrike Qendrore dhe se maskat kane karakteristikat, standartet, tipat e llojet e tyre, qe perdoren duke filluar nga ato “kirurgjikalet” e deri te me te sigurtat e specialet sipas moshave, profesioneve, gjendjes shendetesore, etj.

Dikush nga ata duhet t’i shpjegoje se ne Europe nuk lejohen te qarkullojne maskat nqs nuk kane sigurine “CE”, pra duhet te jene te licencuara duke permbushur nje sere parametrash mbrojtese e ipen gratis per nje pjese te madhe te popullesise, apo me cmime te subvencionuara per tjetren.

Dhe ne fund ndonje nga ata duhet te distancohet nga ai “promocion” i Ministrise se Shendetesise, qe sygjeron larjen ne lavatrice te maskave njelloj si bre… e palara, sikur Shqiperia te ndodhej ne “fundin e botes”, ku per hir te se vertetes po na con kjo Rilindje.

I lutem atyre ta bejne kete distancim se neser Rama dhe Qeveria do te deklarojne perseri: “ishin ekspertet qe na sygjeruan edhe keto xhevahire”, duke ju hedhur atyre te gjithe pergjegjesine per sa po ndodh, kur realisht pergjegjesia eshte kryekeput e Kryeministrit.

E tyrja qendron kryesisht te semundja e “gojes se kycur”!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re