Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama në kundërshtim të hapur me ligjin për arsimin e lartë po përgatit shkrirjen e Akademisë Albanologjike.

berisha11

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se Rama dhe ministrja e Arsimit kërkojnë t’ia dorëzojnë këtë Skënder Gjinushit.

Sipas tij, ky është një sulm i hapur i Edi Ramës kundër gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar.

“Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.

Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm”, shkruan Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re