Kryeministri Edi Rama thotë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka goditur të drejtën ndërkombëtare dhe ka sfiduar politikën.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Rama deklaroi se Shqipëria, ndryshe nga shumë shtete të ndryshme të NATO-s, nuk ka varësi të konsiderueshme ndaj Rusisë.

“Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vetëm kaq, por jemi bashkë penëmbajtës me OKB në Këshillin e Sigurimit. Këtë e ka bërë me dije qëndrimin tonë që në minutat e para pas fillimit të sulmit në instancën më të lartë të politikës ndërkombëtare. Ne ndjekim me keqardhje këto zhvillime duke pasur në zemër dhe në mendje njerëzit në Ukrainë, ashtu sikundër lidershipin ukrainas që kërcënohet drejtëpërdrejtë për vetë jetën.

Nuk e di a ndoqët gjatë ditës, qoftë Presidentin Zelensky, tanimë i veshur me uniform ushtarake dhe në fushën e luftës, apo ish-Presidentin Poroshenko që gjendej i armatosur në një lagjet e Kievit. Është një situatë realisht tragjike, por nga ana tjetër është një zhvillim i cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë. Ka sfiduar ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare, duke goditur themelin e saj, drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Sot në samit është kurorëzuar një punë dhe një komunikim intensive që kemi pasur gjatë këtyre orëve dhe ditëve.Sekretari i Përgjithshëm i bëri të ditura konkluzionet e samitit, mu duk e udhës për të zhvilluar këtë konferencë të jashtëzakonshëm. Për të folur për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë. Ndryshe nga shumë vendeve të tjera të NATO-s nuk ka varësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike apo tregtare me Rusinë, por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre.

Qoftë me Rusinë apo Ukrainën që urojmë dhe shpresojmë që të kthehet në një normalitet. Është shumë larg sot nga normaliteti. Sot është më e qartë se sad je ajo që ka filluar të ndihet muaj më parë, me krizën e çmimeve të energjisë. Me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit” – tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re