Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të shkojë para drejtësisë, sipas saj, për vjedhjet me inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi, në një postim në Facebook, shprehet se Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42.

Ndërsa thekson se “jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot”.

“Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42! Kalkolatriçja e kolauduar i ka përllogaritur me preçizion vjedhjet me inceneratorin e Tiranës.

Dhe do ta çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ashtu siç ka çuar gjysmën e qeverisë dhe drejtorët e bashkisë. Jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot.To be continued…”, shkruan Kryemadhi.

Kyemadhi publikoi edhe një foto me dron në territorin e inceneratorit të Tiranës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re