Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte ka zhvilluar një takim me operatoret turistik për të folur në lidhje me zhvillimin e tij.

Rama në fjalën e tij është shprehur se me nisjen e vaksinimit masiv pritet që ky vit të jetë më shpresdhënës në sektorin e turizmit.

Ai thotë se operatorët turistikë mund të buzëqeshin pasi me vaksinat e reja të siguruar dhe me objektivin për të vaksinuar gjysmë milion shqiptarë deri në qershor, atëhere ky do të jetë një sezon më i lehtësuar.

Rama u shpreh se qeveria ka mësuar nga sezoni i kaluar, dhe ka premtuar se kësaj radhe kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur si dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa.

“Me sigurimin e vaksinave do të na jepet mundësia që të fillojmë me vaksinimin intensiv për të vënë një bazë të arsyeshme dhe për të pasur një sezon turistik më të lehtë.

Ne jemi mësuar se sezoni i kaluar ishte shumë i vështirë për shkak të pandemisë dhe këtë vit ne do të sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë i hapur, së dyti do të bëjmë gjithçka që na takon nga ana jonë në aspektin e kornizës së aktivitetit turistik që të gjithë ju dhe kolegë tuaj të keni sa më pak shtrëngesa dhe së treti duke pasur mundësinë për një vaksinim intensiv me synimin që brenda qershorit dhe pse dëshira është që deri në fund të majit të kemi gjys milioni të vaksinuarish”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re