Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me Përfaqësuesit të Bankës Botërore në Shqipëri në të cilën është diskutuar mbi situatën ekonomike të Shqipërisë përgjatë vitit 2022.

 

Rama tha vitin e kaluar u shënua rekord arritjesh në ekonominë shqiptare, ku theksin e vë tek eksportet dhe turizmi.

 

“Eksportet në Shqipëri në vitin 2022 kam në arritur 4.1 mld euro. Kjo është Shqipëria që s’ka punë, ku të gjithë ikin, ka vetëm pleq, ka eksportuar 4.1 mld euro në 2022, 57% më shumë se në 2019, falë punës dhe njerëzve të punës. Falë konkretizimit të të gjithë atyre përpjekjeve që kemi bërë në mbështetje të sipërmarrjes dhe për të hapur rrugë të reja për njerëzit që prodhojnë.

 

Eksportet bujqësore janë rritur me 59% krahasuar me 2019. 1.15 mld industria e tekstileve.

 

Të ardhurat nga turistët e huaj janë 2.84 mld euro, 36% më shumë se në 2019. Numri i turistëve preku 7.5 mln. Rritja e të ardhurave dy herë më shumë se numri i vizitorëve”, tha Rama.

 

Kryeministri më tej tha se të ardhurat që vijnë nga këto sektorë, do të shërbejnë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro, e cila sipas tij është e mirëmenduar dhe e qëndrueshme.

 

“Rritja e pagave është një domosdoshmëri e mundshme. Kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës. Shifrat që u dhash janë arsyet e rritjes së pagave. Të ardhurat nga turizmi dhe eksportet apo nga të ardhurat e punës, janë arsyet pse rriten pagat. Është një rritje shumë e lartë në raport me të gjitha rritjet e bëra meë parë. Është e mirë kalkuluar dhe e qëndrueshme.Ishim në Verona për Panairin e Verës, në rajonin më të pasur në Italisë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re