Skip to content

Rama takim me presidentit e Emirateve të bashkuara, ja fokusi i bisedës: Do të nënshkruajmë marrëveshjen e tregtisë së lirë së shpejti

Kreu i qeverisë, Edi Rama është takuar me presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan në Abu Dhabi.

Kryeministri deklaroi se gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.

Ndërsa zbuloi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshjen e tregtisë së lirë.

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.

“”