Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi është takuar me Canturk Alagöz, personalitet i shkencës dhe biznesit turk.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tregon se ka diskutuar mbi një projekt për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

“i nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…

Të shohim🇦🇱😉🇹🇷“, shkruan Rama. (TemA)