Ditën e sotme ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat në qytetin e Elbasanit. Takimi i Ramës me ministrat po zhvillohet në një restorant në zonën e Labinotit, ndërsa pritet të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar dhe ata të emëruar.

Po ashtu në takim do të jetë i pranishëm dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla. Takimi i qeverisë po zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe është i pari që zhvillohet për vitin 2019. Një pjesë e ministrave të propozuar nga Rama, ende nuk janë dekretuar nga presidenti Meta, i cili ka marrë kohë për të shqyrtuar figurat e tyre.

Meta nuk ka dekretuar deri më tani as shkarkimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, duke mbajtur pezull për një javë marrjen e këtij vendimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re