Kryeministri Edi Rama në ndalesën e tij të radhës në Tepelenë e cila nuk ishte parashikuar nga shtabi elektoral, ka folur me superlativa për krahinën si dhe kryetarin aktual të Bashkisë, Tërmet Peçin.

“Në kalendarin e takimeve elektorale nuk e di për çfarë arsyeje shtabi elektoral nuk e kishte futur edhe Tepelenën tek takimet.

Në mëngjes Tërmeti më tha që do dalim te Ura e Leklit se s’do na vish në Tepelenë.

E para njëherë te Ura e Leklit do shkojmë bashkë se mos na e hedhin Tritanin në Vjosë, dhe e dyta nuk mund të iki pa ardhur në Tepelenë.

Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra e qarkut është Tepelena.Në Tepelenë jeni të gjithë ju ama është edhe Tërmeti.

Tërmeti që nuk është produkt i auditoreve, po produkt i zemrës së madhe të Tepelenës.

Nuk do e harroj asnjëherë këtë mbrëmje, falë këtij burri të lartë të Golikut që erdhi këtu sot, dhe më nderoi me praninë e tij”, tha Rama.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re