Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë në Romëme ftesë të kryeministres Giorgia Meloni, ku ndër të tjera ka folur për marrëveshjen e emigrantëve mes dy vendeve.

Ai gjithashtu është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe ka lënë të kuptohet se mund të ketë bashkëpunim të mëtejshëm mes Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

“Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkruan Rama.

Ai gjithashtu u takua edhe me miliarderin Elon musk, i cili shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë. /vizionplus.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re